
Nga data 1 qershor, kompanitë celulare duhet t’i rikthehen detyrimisht paketave parapaguese 30-ditore. Është ky vendimi i marrë nga AKEP, pas shqetësimit të ngritur nga qytetarët, grupe interesit dhe deptutë për kohëzgjatjen 28-ditore të paketave. Faktikisht vendimin e AKEP tashmë duhet ta marrin në konsideratë VODAFONE dhe Telekom Albania, pasi Albtelecom e ofron këtë shërbim që prej 10 prillit.



