Të tjera akuza vijnë nga selia blu në drejtim të kryeministrit Edi Rama. Në një deklaratë për mediat këtë të enjte deputetja Eleina Qirici tha se PD disponon dokumentat ku Edi Rama i ka dhënë mikut të tij 1 miliardë e 247 milionë lëkë për blerjen e ambulancave. Sipas PD-së Ministria e Shëndetësisë ka dorëzuar te ndërtuesi personal i kryeministrit fondin për blerjen e ambulancave. Qirici shtoi se me Edi Ramën në krye të qeverisë korrupsion po thellohet çdo ditë.



