Arrestimet në Fushë Kuqe/ Bregu: Nuk ishin ushtarë të Martinajt, akuzohen për sigurimin e kushteve për vrasjen e Dokles (VIDEO)

Arrestimet në Fushë Kuqe/ Bregu: Nuk ishin ushtarë të Martinajt, akuzohen për sigurimin e kushteve për vrasjen e Dokles (VIDEO)

Elvin Merlika 47 vjeç dhe Alket alias Fred Xhixha 42 vjeç u arrestuan mëngjesin e kësaj të premteje në Fushë Kuqe për llogari të SPAK.

 

Gazetari Sokol Bregu tha në studion e MCN Live se të dy personat janë me rrezikshmëri të lartë, por që nuk mund të thuhet se kanë qenë ushtarët  e Ervis Martinajt.

 

Duke vijuar Bregu tha se ata akuzohet për sigurimin e kushteve për vrasjen e Indrit Dokles. 

 

 Janë dy miq të cilët janë persona me rrezikshmëri të lartë. Procesi ndaj tyre ka nisur në mungesë. Të dy personat kanë përgatitur kushtet për vrasjen e Indrit Dokles. Kjo është akuza që qëndron dhe do të përballen në GJKKO. Kanë të dy masa sigurie arrest me burg. Akuza është ngritur mbi bazën e një dëshmie të Nuredin Dumanit. Njëri prej tyre ka bërë takimin e Ervis Martinajt me Dumanit, ndërsa tjetri do i jepte informacione dhe mjetet Dumanit për vrasjen e Dokles. Kanë dalë në kërkim në prill të 2022, 4 muaj para se të zhdukej Martinaj. I bie 3.5 vite në kërkim. Fakti që paskan qëndruar në Shqipëri i bën ata akoma më të rrezikshëm. Janë të armatosur gjithë kësaj kohe. 

 

Më bën përshtypje se këtë radhë nuk kanë pasur informacion. Diçka do të ketë ndodhur gjatë aksionit, ka qenë më i shpejtë. Radiot i kishin për të komunikuar. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy