
Stafi spitalor i cili shpëtoi jetën e rusëve të helmuar Sergei dhe Julia Skripal kanë zbuluar se nuk presin që viktimat e sulmit të agjentit nervor të mbijetojnë.
babi dhe vajza ishin gjetur të rrëzuar në një stol më 4 mars, por stafi që i trajtonte ata në Spitalin e Qarkut Salisbury fillimisht nuk e dinte arsyen pse.
Shefja e infermierisë Lorna Wilkinson tha se një moment kyç erdhi kur polici Nick Bailey u shtrua me simptoma të ngjashme. "Ishte një shqetësim i vërtetë për sa e madhe kjo mund të ndodhte", tha ajo.
Në një intervistë për rrjetin britanik BBC, stafi i spitalit Salisbury pranoi se rasti i helmimit të Sergei dhe Yulia Skripal ishte aq i rëndë, saqë pati dyshime nëse at e bijë do të mund t’i rezistonin ekspozimit ndaj helmit Novichok.
Sipas stafit mjekësor, nuk është e sigurt çfarë ndikimi mund të ketë episodi i helmimit në shëndetin e Skripalëve në afatgjatë. Doktorët gjithashtu deklaruan se dyshimet fillestare ishin se at e bijë kishin kaluar në mbidozë opioide, përpara se diagnoza të ndryshonte dhe kimikati helmues të identifikohej si agjenti i fuqishëm nervor Novichok.
Stafi spitalit vuri në dukje se ata në atë fazë e parë nuk kishin marrë masa paraprake shtesë në drejtim të mbrojtjes së vetes, por kur u bë e qartë natyra e asaj që ata po përballeshin, stafi i spitalit tha se nuk kishin shpresa të mëdha për të parë pacientët e tyre të mbijetonin.
Pas javëve të trajtimit duke përfshirë këshilla të ekspertëve nga objekti hulumtues pranë Porton Down - Julia dhe pastaj Sergei arritën përfundimisht të vazhdonin të rimëkëmbeshin në një adresë të pazbuluar.
Seria e intervistave me Newsnight shënon herën e parë që stafi në spital ka folur në detaje rreth ngjarjes dhe se si reaguan ata.
Kujtojmë se Sergei Skripal, një ish-kolonel i inteligjencës ushtarake ruse dhe vajza e tij Yulia, u gjetën pa ndjenja në një stol publik në qytetin jugor anglez të Salisbury-t në 4 mars.
Britania fajësoi Rusinë si përgjegjëse për helmimin e Skripalëve dhe qeveritë perëndimore, përfshi edhe Shtetet e Bashkuara, përjashtuan mëse 120 diplomatë rusë.
Por Kremlini zyrtar mohoi të jetë përfshirë në incident dhe u kundërpërgjigj në të njëjtën mënyrë.



