Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken njofton se SHBA-ja do të sigurojë afro 157 milionë dollarë ndihmë të re humanitare për të mbështetur popullsinë e prekur nga konflikti në Liban dhe rajon.
"Ky financim do të adresojë nevojat e reja dhe ekzistuese të personave të zhvendosur brenda vendit, popullatës së refugjatëve brenda Libanit dhe komuniteteve që i presin ata", thotë Blinken në një deklaratë të publikuar nga Departamenti i Shtetit i SHBA.
Blinken kujtoi se Shtetet e Bashkuara kanë dhënë gati 386 milionë dollarë gjatë vitit të kaluar për të mbështetur popullatat e cenueshme në Liban dhe Siri të prekura nga përkeqësimi i konfliktit.



