Fshati Gjyral që jeton me kultivimin e duhanit drejt falimentimit

Fshati Gjyral që jeton me kultivimin e duhanit drejt falimentimit

Fshati Gjyral i Bashkisë Cërrik, prej vitesh është i njohur për kultivimin dhe prodhimin e duhanit, pasi në këtë zonë, nuk ka asnjë kulturë tjetër fitim prurëse për banorët.

Rreth 50% e banorëve në këtë fshat kultivojnë dhe shesin duhan, por për shumicën ky do të jetë viti i fundit, pasi janë drejt falimentimit.

Sot në fshatin Gjyral rreth 60 familje prej gati 9 vitesh janë ende në kërkim të parave të marra nga firma Mika Korça, e cila mashtroj fermerët duke i marrë produktin e duhanit dhe nuk i  kompensoi ata, para që nisin nga 2 mijë euro, deri në 12 mijë euro.

Edhe pse janë zhvilluar qindra seanca gjyqësore, sot fermerët e fshatit Gjyral ende nuk kanë marrë paratë e tyre, duke akuzuar shtetin për indiferentizëm pasi ende dhe sot nuk i ka kompensuar.

Ata shprehen për Mcn Tv se bimën e duhanit e ka prekur sëmundja e vrugut, duke bërë që shumica e produktit të hidhet pasi spërkatja me ilaç është tepër e shtrenjtë për ta. Nga ana tjetër të shumtë janë fermerët që ende nuk kanë marrë subvencionet e premtuara nga shteti edhe pse janë zgjedhur fitues, duke bërë që të gjitha shpenzimet e mirëmbajtjes së bimës ti paguajnë nga xhepat e tyre, ndërsa sa i takon tregut vendas është inegzistent.

Fshati Gjyral është drejt braktisjes nga banorët e tij, dhe mbizotëruese është mosha e tretë duke sjellë një mungesë të theksuar të fuqisë punëtore, ku i gjithë fshati ka vetëm 1 punëtorë që kujdeset për tokat e duhanit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy