Brad Pitt nën hetim për dhunë ndaj fëmijëve

Brad Pitt nën hetim për dhunë ndaj fëmijëve

Brad Pitt nën hetim për dhunë ndaj fëmijëve. Çështja e divorcit të tij me Angelina Jolie-n komplikohet gjithnjë edhe më shumë për Brad-in.

Sipas TMZ-së, “Brad Pitt është nën hetim për dhunë ndaj fëmijëve. Hetimi po kryhet nga departamenti i Los Anxhelos që merret me çështjet familjare dhe të minorenëve”.

Me sa duket disa zënka verbale kanë përfshirë edhe fëmijët të cilët ndoshta mund të jenë goditur edhe fizikisht. Dhe është pikërisht kjo arsyeja që e ka shtyrë Angelina Jolie-në të bëjë kërkesën për divorc.

Gjatë një grindjeje të ndodhur në avion, situata ndërmjet prindërve është acaruar me britma. Debati i ndezur familjar duket se ka vazhduar, sipas dëshmitarëve edhe pas uljes së avionit. Faktikisht Angelina kërkesën për divorc e ka bërë të nesërmen, kështu që ngjarjet kanë lidhje me njëra-tjetrën.

Ndërsa burime pranë Pitt bëjnë me dije se aktori e ka marrë këtë çështje shumë seriozisht dhe mendon se është absurde që të akuzohet për një gjë të tillë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy