
Ekonomisti Remzi Smajli deklaroi përmes një lidhje “Skype” me studion e emisionit “MCN Economy” se Kosova ofron një klimë fiskale paksa më të favorshme në krahasim me vendet e tjera të rajonit. Duke vijuar shpjegimin e tij, Smajli tha se tatimet për të ardhurat për korporatat në Kosovë janë ndër më të ulëtat në Ballkanin Perëndimor dhe në Evropë.
Varësisht politikave nga qeveritë e ndryshme që nuk duhet të jetë afatshkurtra qeveritë vendosin taksa që janë të leverdishme. Jemi të njohur dhe me taksat në Shqipëri, janë më të ngarkueshme se në Kosovë. Në Kosovë kemi PBB me 18%. Tatimet në të ardhurat personale dhe për korporatat janë ndër më të ulëtat në rajon dhe Evropë. Në Kosovë është një klimë paksa më e favorshme fiskale se në vendet e tjera në rajonit. Në një farë formë ky raporti Shqipëri-Kosovë, nuk shikohet si raport i përfitimit pasi Kosova ka emocion për Shqipërinë. Investimi atje nuk lidhet vetëm me fitimin direkt.
Duke vijuar më tej, Smajli tha se në Kosovë ka një suficit buxhetor por që kthimi i taksave nuk po bëhet në mënyrën e duhur.
Pas Covid 19 në 2020 dhe në vazhdim, por edhe kriza ekonomike dhe inflacioni pas luftës ka krijuar një moment të favorshëm për qeveritë. Tek ne kryesisht, me ngritjen e inflacionit qeveritë kanë grumbulluar tatime të mjaftueshme nga ngritja e çmimeve. Nëse çmimet janë ngritur 30% dhe tatimet janë ngritur. Qeveria këtu është komode. Kemi një lloj sufiçiti buxhetor, kemi para tepër në fondin e qeverisë dhe ne Bankën Qendrore, që nuk shfrytëzohen, suficiti është bërë dhe për mosrealizimin e projekteve. Qeveria propagandon një model të ri të zhvillimit ekonomik në veçanti. Duke qenë komod me nivelin e taksave të mbledhura, në një farë forme ka lëshuar kontrollin në fushën e tatimeve.
Kthimi i investimeve në Kosovë është i gabuar. Qeveria shpërndarjen e taksave e bën vetëm për aspekte sociale. Ka ndërmarrë dy-tre pako që i jep qytetarëve 50 euro dhe nuk investojmë diku ku duhet që të rritet mirëqenia e qytetarëve.
Nuk e përkrahëm “Ballkanin e Hapur” ne jemi të hapur për secilin. Është e lehtë nëse tregtojmë në një treg me 500 milionë banorë dhe nëse krahasojmë me një treg me 7 milionë banorë, leverditë do të ishin më të mëdha. Kosova prej vitit 2000 ka krijuar të gjithë sistemin tatimor konform me rregullat e BE, nuk na duhet një rregull tjetër të Ballkanit të Hapur, i kemi rregullat që duhet të zbatojmë.



