Shembja e masivit të kromit mori me vete fadromën, drejtuesi ende i zhdukur/ Arrestohet drejtuesi teknik i shoqërisë

Shembja e masivit të kromit mori me vete fadromën, drejtuesi ende i zhdukur/ Arrestohet drejtuesi teknik i shoqërisë

Arrestohet drejtuesi teknik i shoqërisë në Burrel, pasi shembja e një masivi kromi mori me vete fadromën dhe drejtuesin e saj, i cili rezulton ende i zhdukur.

 

Fibank 

Në përfundim të veprimeve të para hetimore të kryera në lidhje me ngjarjen e djeshme në Qafën e Burrelit, në fabrikën e përpunimit të kromit, ku shtetasi A.B., 29 vjeç, duke punuar me mjetin fadromë, u zu poshtë nga një masiv rëre dhe minerali, dhe për pasojë ende nuk është gjetur, Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Postës së Policisë Klos arrestuan në flagrancë shtetasin A.L., 44 vjeç, banues në Klos, me detyrë drejtues teknik i shoqërisë, për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”.

 

Ndërkohë, shërbimet e policisë dhe ekipi i kërkim-shpëtimit po vijojnë intensivisht punën për gjetjen e shtetasit A.B.

Lidhur me këtë ngjarje materialet i kaluan Prokurorisë Dibër, për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy