
Seanca që pritej të ishte vendimtare për projektin e ndërtimit të një parku me panele diellore në zonën e Nivicës, u shoqërua me tensione në ambientet e Këshillit Bashkiak të Sarandës. Banorët e fshatit, të cilët pretendojnë se toka ku parashikohet ndërtimi u përket atyre, u ndaluan të merrnin pjesë në mbledhje, pavarësisht se kishin paraqitur dokumentacion mbi pronësinë dhe kanë protestuar në mënyrë të vazhdueshme kundër projektit.
Shpëtim Ahmeti, kryetar i PD-së në Sarandë dhe anëtar i Këshillit Bashkiak se ai e kundërshton projektin pasi ka pretendime pronësie, sekuestro preventive dhe se çështja ka kaluar në gjyq. Megjithatë sipas Ahmetit bashkia ka nxjerrë një dokument të pastër pronësie dhe se qytetarët duhet ta kërkojnë të drejtën e tyre në gjykatë.
Projektvendimi edhe me kundërshtimet e mia, u votua, u kalua. Me mbrapa media dhe portale të ndryshme, nuk e shoh që është thjesht për prona, por për politikë. Segmente të caktuara të politikës, të ish-të djathtë, që në zgjedhjet e majit, ata që ditën punonin me PD-në dhe natën punonin me Llajon dhe Ardit Bidon i hodhën baltë kësaj situate dhe gjithë mbështetjes sime si anëtar i Këshillit Bashkiak që kanë qenë gjithë kohës në mbështetje të politikës për pronën, kam kundërshtuar fuqishëm grabitjen e pronave poshtë Lëkursit që nuk e ka bërë njeri, grabitjen e Manastirit. Kjo ishte një zhurmë politike dhe vazhdon të bëhet politike së segmente të caktuara, ish-të djathtë që punuan për rrëzimin e PD-së ishin dhe brenda Këshillit Bashkiak dje, anëtarë të këshillit të mazhorancës që i përkasin komunitetit të fshatit Nivicë. Nuk ka të bëjë me pronat, por me politikën gjithë kjo zhurmë. Fshati Nivicë ndoshta ka të drejtë, kanë të drejtë ta mbrojnë pronën e tyre, ta kërkojë ligjërisht.
E kundërshtova dhe e kundërshtoj se dhe në mbledhjen e para një viti ka pasur pretendime pronësie dhe ka qenë në çështje gjyqësore. Kishte sekuestro preventive dhe Këshilli Bashkiak nuk e kaloi se nuk ishin bërë dëgjesa publike për këtë proces që Bashkia e Sarandës kërkon ta japë me qira për panelet diellore. Kërkova që një përfaqësues i komunitetit të ishte jashtë, së paku të ishte futur brenda dhe ta dëgjonin, Kjo fjalë mu rrëzua.
Vjet nuk ishin bërë dëgjesa publike, por kishte dhe një handikap tjetër se kishte sekuestro preventive. Bashkia ka nxjerrë një kartelë pronësie të pastër pa njollë, ishte pronë e bashkisë. Këtë gjë qytetarët e Nivicës duet t’ ia kërkojnë gjykatës, jo këshilltarëve, Këshilltarët ndoshta kanë votat, por mazhoranca i ka numrat për të kaluar çdolloj vendimi. Zëri im ishte pikë uji në oqean.



