
“Ekonomia ruse po u reziston mjaftueshëm mirë goditjeve të sanksioneve”.
Deklarata është bërë sot nga Presidenti rus Vladimir Putin, gjatë një konference për mediat në Sochi me homologun bjellorus Aleksandër Lukashenko.
Zyrat e shtypit të Presidentëve njoftuan se temat e diskutuara mes dy liderëve kanë qenë çështjet e integrimit dhe zëvendësimit të importeve, si dhe agjenda ndërkombëtare dhe rajonale.



