Ish-kryeministri i Pakistanit Imran Khan është dënuar me 10 vjet burg në një rast në të cilin ai akuzohej për nxjerrje të sekreteve shtetërore.
Khan, i cili u rrëzua nga kundërshtarët e tij si kryeministër në vitin 2022, tashmë po vuan një dënim prej tre vitesh burg pasi u dënua për korrupsion.
Ai i ka quajtur të motivuara politikisht të gjitha akuzat ndaj tij. Dënimi vjen një javë përpara zgjedhjeve të përgjithshme në të cilat atij i ndalohet të kandidojë.
Ish-ministri i Jashtëm Shah Mahmood Qureshi, nënkryetar i partisë të Khan Pakistani Tehreek-e-Insaf (PTI) , u dënua gjithashtu me 10 vjet burg nga gjykata speciale.



