Eurodeputeti Fredi Beleri komentoi në studion e MCN draftraportin për ecurinë e Shqipërisë drejt BE. Beleri tha se ka skepticizëm lidhur me Shqipërinë pasi nuk shihen rezultate reale të reformave.
Të gjithë ata që krijuan draft-raportin ishin skeptikë. Ka ardhur koha që nuk mund të fshihet më njeri. Unë isha diskutuesi më pozitiv. Të gjithë kolegët e mi ishin më kritikë për gjendjen në Shqipëri. Problemi kryesor është shteti i së drejtës, mosndarja e pushteteve. U diskutua mbi reformën zgjedhore dhe atë territoriale. Edhe raporteri që është mik i Shqipërisë ishte kritik sa i përket shtetit të së drejtës.
Të gjithë faktorët duan një Shqipëri brenda BE-së. Qeveria ka dhënë përgjigje që nuk do të reformohet, por do të futet në BE sipas tekave të veta.
Unë besoj që nuk do ia arrijë, sado dashamirës të jenë shtet e Europës për ta ndihmuar Shqipërinë. Duhet të bëhen reforma, të binden aktorët që ndarja e pushteteve në Shqipëri funksionon.
Kryeministri e ka komanduar drejtësinë deri sot. Ajo është e njëjta. Ka probleme dhe problemi nis te vetingu. Kryeministri është sot në një hall që nuk ia zgjidh dor Europa, duhet ta zgjidhë vetë. Po ndërhyri në drejtësi, duhet të heqë dorë nga ëndrra europiane.



