Brahimllari: Dy forca politike ka në zgjedhjet e 11 majit. Pse vendosa të bashkohem me PS-në (VIDEO)

Brahimllari: Dy forca politike ka në zgjedhjet e 11 majit. Pse vendosa të bashkohem me PS-në (VIDEO)

Endrit Brahimllari, kandidat për deputet në listat e PS-së tha në studion e lajmeve të MCN Tv se zgjodhi të ishte pjesë e Partisë Socialiste për dy arsye: e para sepse kjo parti ka lëshuar sinjale të qarta për një gjeneratë të re në politikë dhe e dyta se kjo forcë kërkon të shtyjë para proceset integruese të vendit.

E para, unë nuk kam shkuar në krahun tjetër, por kam shkuar në krahun ku jam, jam i qendrës së majtë dhe natyralisht duhet të isha tek PS për shkak të bindjeve që kam dhe idealeve që përfaqësoj. Zgjodha PS-në për dy arsye, e para se pse ka më shumë se një vit që PS-ja lëshon sinjale të qarta për një gjeneratë të re në klasën politike shqiptare, për përfshirjen e të rinjve në politikë dhe qartazi  kërkon të shtyjë përpara proceset integruese të vendit me qëllim që Shqipëria të interesohet një herë e përgjithmonë në BE.

I pyetur për forcat e reja politike, Brahimllari tha se në zgjedhjet e 11 majit dy janë forcat kryesore që do të përballen, por që PS-ja është qartazi në avantazh.

Unë vlerësoj këdo që kërkon të japë kontribut në klasën politike shqiptare. Në këtë situatë ku ndodhet vendi, dy forca politike ka në zgjedhjet e 11 majit, PD dhe PS. Qartazi këto dy forca do të kenë përballjen më 11 maj. PS është në avantazh.  

Braimllari refuzoi të komentojë deklaratat e ish-kolegëve të PL-së të cilët janë shprehur se kandidati është shitur fare lirë.

I pyetur për deklaratat e bëra kur ishte pjesë e PL, dhe kërkonte që Rama duhet të mbante përgjegjësi për aferat e inceneratorëvem Brahimllari tha:

Qartazi Bashkia e Tiranës ka hyrë në proces të drejtësisë.

Është pjesë e drejtësisë dhe do të lëmë drejtësinë të bëjë punën e vet dhe në këtë drejtim.

Nuk mund të komentoj më këto zhvillime.

Unë nuk ndërhyj dhe nuk komentoj çështje të drejtësisë.

Aty ka disa dosje që po hetohen. Duhet të lëmë drejtësinë të bëjë punën e vet.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy