Shkodër, vritet me armë zjarri një person/ Emri

Shkodër, vritet me armë zjarri një person/ Emri

Një person është vrarë me armë zjarri në orët e para të mëngjesit të sotëm në Shkodër.

Ngjarja është shënuar në lagjen “Rus”, ku viktima sipas të dhënave paraprake është Nazmi Bandulla 55 vjeç.

Mësohet se viktima është ekzekutuar në afërsi të banesës, pak pasi kishte dalë prej saj.

Viktima ndodhej në një lokal, kur është qëlluar me breshëri plumbash nga një lokal, ndërsa më tej autorët janë larguar me shpejtësi.

Rrethanat e ngjarjes janë ende të paqarta ndërkohë që policia ka mbërritur në vendin e krimit dhe po punon për të hedhur dritë mbi gjithë sa ka ndodhur.

Viktimës në vitin 2020 i ishte vendosur tritol në mjet.

Policia tha zyrtarisht se “Rreth orës 08:15, në lagjen “Partizani”, Shkodër, në rrethana ende të paqarta është vrarë me armë zjarri shtetasi N. B., 55 vjeç, banues në lagjen “Partizani”.

Shërbimet e Policisë kanë rrethuar zonën dhe vijon krehja e saj, me qëllim kapjen e autorit.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për  sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.”

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy