Peshkëpia: JD Vance ngriti shqetësimin e kalbëzimit të sistemit politik në Europë

Peshkëpia: JD Vance ngriti shqetësimin e kalbëzimit të sistemit politik në Europë

Profesori i Universitetit të Gjakovës, Ridvan Peshkëpia vizitën e zëvendëspresidentit amerikan JD Vance në Konferencën e Mynihut, ku kritikoi Europën, e sheh si vënien në pah të kalbëzimit të sistemit politik liberal demokrat të Europës Perëndimore.

Në emisionin “Arnautistan” në MCN TV, ai deklaroi se fjalimi i tij mund të shpjegohet me teorinë e “kalit të ngordhur”.

Mblidhen një tufë punëtorësh dhe shohin që një tufë gurësh nuk është kaluar nga këtë atje tutje ku duhet të ishin, se kali ka ngordhur.

Por ata nuk diskutojnë për faktin se kali ka ngordhur, por se “Hasani” që ka pasur detyrë ta çojë kalin atje nuk e ka bërë detyrën, as ai që duhet ta ushqente nuk ka bërë detyrën dhe kështu me radhë.

Kështu një grup punëtorësh marrin masa të ndryshme deri te ripërkufizimi i ngordhjes thonë se kali nuk ka ngordhur por është në një gjendje të pajetë.

JD Vance iu tha se ju ka ngordhur kali, ky është problemi juaj.

Ai kapi vetëm njërin nga elementët e kalbëzimit të sistemit politik liberal demokrat të Europës Perëndimore, që është reduktimi i lirive.

Ai mund të kapte elementë të tjerë siç është ekonomia, etj. Europa jo vetëm ka bërë hapa pas, por janë krenarë për ato hapa pas.

Censurimi i pafund, deformimi i konceptit të lirisë. Këta ripërkufizojnë fjalën e lirë, duke futur gjuhën e urrejtjes.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy