Arben Imami i qëndron bindjes se lufta në Partinë Demokratike është personale dhe se nuk ka pse të ikë as Lulzim Basha as Sali Berisha.
Duhet të ikin me votë. Kush qëndron, qëndron me votë, kush ikën, ikën me votë. Sa i takon rezultatit të zgjedhjeve, kjo që ka dalë e treta nuk është PD, është një mbeturinë. E vetmja gjë me vlerë, është të hapen zgjedhjet me votë të lirë në Partinë Demokratike. Nëse janë të gjithë bashkë, vota e lirë vendos.
Kështu tha ish-ministri i Mbrojtjes, Arben Imami, në studion e lajmeve të MCN TV.
Sipas tij, nëse vendosen kushte për zgjedhjet në PD, ky nuk është bashkim, pasi tha se bashkim është të marrin pjesë të gjithë.
Imami deklaroi se Partia Demokratike duhet rithemeluar dhe se rregullat e brendshme partiake nuk mund të shkelen me të dyja këmbët.
Lidhur me mundësinë e rikthimit të tij në PD, tha se “Unë jam anëtar i PD, kaq është mjaftueshëm”.



