Lëvizja Socialiste për Integrim zyrtarisht merr pjesë në zgjedhjet e përgjithshme parlamentare të 18 qershorit 2017.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në mbledhjen e kësaj të mërkure miratoi kërkesën e LSI-së për të qenë subjekt politik në garën elektorale për Kuvendin e ri të Shqipërisë.
Tashmë LSI është një subjekt politik që do të garojë për zgjedhjet parlamentare, ndërsa partitë opozitare nuk kanë vendosur ende.
Afati për regjistrimin e partive në KQZ është 18 prilli.
Por Lëvizja Socialiste për Integrim, nuk do të ketë kandidat në zgjedhjet për Bashkinë e Kavajës.
Burime pranë LSI thanë për “Panorama” se në LSI nuk ka kandidat për zgjedhjet e datës 7 maj.



