Pas thuajse 2 orësh përpjekje, 43-vjeçari që kërcënonte se do të hidhej nga një lartësi e madhe, zbriti nga oxhaku afër Spitalit Ushtarak. Qazim Bruka u bind nga ish-gruaja e tij që të zbriste, ndërsa sherret ndër vite mes tyre kishin kaluar nga thika te sopata.



