
Zgjedhja e një emri të ri për Presidentin e vendi, për analistin Mentor Nazarko, i ftuar në edicionin e “MCN live”, duhet të bartë në vete, forcën e një figure të lartë si në aspektin moral e mental.
Sipas Nazarkos, ai emër duhet të kishte posedojë një fuqi morale që përgjatë këtyre 30 viteve ti kishte dhënë vendit të tij ide produktive në shumë aspekte.
Nazarko, thotë se nuk ka asgjë kundër me emra të përfolur në media, si kandidatët të mundshëm, si Leka Zogu, apo Majlinda Bregu, por që sipas tij, nuk i thënë asgjë si emra kontribuues për vendin.
Ka llafe për Leka Zogun, por unë nuk e i besoj këto zërë, sepse do duhej të kishte disa prova, marrja nga ajo dhe vendosja drejt ne postin e presidentit, është një teke që s’di se nga vjen, dhe nuk di çfarë pune ka ai me historinë. PS vazhdon të jetë e kopsitur në të gjitha drejtimet dhe nuk ka bërë asnjë centimetër për përmbajtjen.
Ne jemi me aktet morale të Alfred Moisiut, që konsiderohet një ndër presidentët më të mirë, me fuqi morale ai që arrin të ul kriza.
Duhet një president më fuqi morale, që ia zhvesh aktet të tjerëve në tavolinë. Nuk do të thotë kush është Majlinda Bregu, një ish-anëtare e PD-së, është nëpunëse në Evropë, nuk të bëjnë nderë, mua s’me thotë asgjë ai emër, mund të duhet një figurë shumëpalëshe, një njeri me kapacitet të lartë moral e mental.
Përgjatë këtyre 30 viteve duhet ti kishe thënë diçka popullit të tij, disa ide, duhet shquar se ka thënë disa ide, shoqëria në rrethanë të tilla, mund të të kërkoj ide. Shqipërisë i duhet të kërkoj me detyrim një vend në të cilën prezantohet një njeri më fuqi të madhe morale.



