Një burrë është shtypur nga treni i linjës Durrës-Tiranë dhe është dërguar me urgjencë në spital.
Ngjarja e rëndë është regjistruar pranë një qendre tregtare në hyrje të Durrësit.
Sipas informacioneve paraprake bëhet fjalë për një shtetas rreth 60 vjeç, nga Spitalla.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për të zbardhur rrethanat e aksidentit.



