Taksa e naftës, Tomorri: Ligji në hapin e duhur, mbetet për tu parë sa do zbatohet

Taksa e naftës, Tomorri: Ligji në hapin e duhur, mbetet për tu parë sa do zbatohet

Nënkotraktorët e kompanive të mëdha të naftës do të taksohen me 50 për qind të fitimit. Kjo pas dyshimeve se Bankers Petrolium dhe të tjerë operatorë në treg mund të ketë përdorur nënkontraktorët për të shmangur pagesën e tatimit.

Lidhur me këtë gazetari i Ekonomisë Klodian Tomorri i ftuar në studion e lajmeve në MCN TV ka deklaruar se  ky ligj është miratuiar që janarin e viti të kaluar dhe tani pas nxjerrjes së rregullave nga qeveria tani mund të konsidertohet si ligj i hyrë në fuqi.

Ndër të tjera ai tha se kompanitë që shfrytëzojnë naftën në tokën shqiptare rezultojnë me xhiro dhe fitime marramendëse dhe se sipas tij më eficente do të ishte të mos kishte kufi dhe se klushdo nën kontraktor që merr kontrata nga koncensionarët faturimi të taksohej me 50 %.

Ligji që e shtrin aplikim e taksës është miratuar që vjet në janar por ishte përcaktuar se qeveria do nxirrte akte nënligjore që të bëhej i zbatueshëm. Qeverisë i duhej një vit kohë për të nxjerr rregullat se si zbatohet dhe tani ajo mund të quhet se ka hyrë në fuqi. Sa i përket llogaritjes së evazionit nuk mund ta themi por shohim atë që ka ndodhur në sektorin e naftës. Që nga 2005 dhe deri sot ka ndodhur një fenomen i çuditshëm, kompanitë që shfrytëzojnë naftën e tokës shqiptare rezultojnë me xhiro dhe fitime marramendëse. Transferimi i fitimit për ti shpëtuar taksave.  Kompanitë e naftës koncesnionare, presioni për të bërë transferimimin e fitimit për ti shpëtuar taksës 50% ka qenë i lartë. Prandaj ky ligj shkon në hapin e duhur, por mbetet për tu parë sa do zbatohet. Ndoshta do ishte më eficente qe mos të kishte kufi se kushdo nënkontraktor që merr kontrata nga koncensionarët ai vëllim, faturim të taksohet me 50 % kjo do ishte zgjidhja më e mirë.

Ndërsa lidhur me pezullimin e fiskalizimit për transaksionet e hidrokarbureve dhe se çfarë po ndodh me këtë proces, Tomorri deklaroi se:

Në fakt fiskalizimi nuk ka hyrë asnjëherë në fuqi, nuk ka pasur asnjëherë afat ndryshe nga fiskalizimi i bizneseve të tjera që kanë pasur një afat, ndërsa në sektorin e karburanteve kemi pasur një vendim të qeverisë ndryshe nga sektorët e tjerë që do të ishin mes tyre tre kompani, por ndodhi që më pas doli një vendim i qeverisë dhe më pas u caktua drejtoria e tatimeve që do bënte të mundur përzgjedhjen e kompanive që do autorizoheshin për të bërë fiskalizminin e karburanteve dhe aty procesi ka mbetur. Pati një kallëzim në SPAK nga PD për këtë. Drejtoria tatimeve duket se e ka zvarritur, nuk është bërë asnjë hap përpara.

Sot pati zhvillime edhe në sektorin hidroenergjetik, u firmos marrëveshja për HEC-in e Skavicës. Kujtoj ky është një projekt që pati diskutime që çuan në tërheqjen e BERZH nga asistenca teknike.

Në fakt një saktësim i vogël ajo që u tërhoq ishte BE. Skavica ishte futur në proceset që do financohej nga BE. Por pasi qeveria vendosi të kontraktojë dy kompanitë amerikane, BE u tërhoq dhe për këtë arsye nuk vuri në dispozicion as studimin e fizibilitetit. Tani qeveria ka kontraktuar kompaninë Bektel, një nga më të njohurat dhe të shtrenjtat dhe sot nënshkruhet marrëveshja për fazën e parë. Kjo marrëveshje parashikon marrëveshjen e fazës së parë e cila zgjat 18 muaj që ka të bëjë me llogaritjet në terren dhe në fund finalizimin e Skavicës. Tani do shohim se çfarë do të ndodhë cili variant do zgjidhet pas 18 muajsh, atëherë kalohet faza e dytë dhe nënshkruhet marrëveshja për ndërtimin. Formula mund të shkojë deri 600 mln dollarë amerikanë. Kompania Beklet do sigurojë financimin  nga bankat private do e ndërtojë me paratë e veta dhe shteti mund ta shlyejë me këste, por këto mbeten për tu parë më vonë. Ndryshimi nga BE dhe Bektel është financimi. Tani normat e interesit janë më të larta dhe kostot që do paguajnë qytetarët shqiptarë do jenë më të larta.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy