Është ndarë nga jeta legjenda e peshëngritjes shqiptare, Ymer Pampuri. Peshëngritësi i njohur ka ndërruar jetë sot pas një ataku kardiak, në moshën 73-vjeçare.
Pampuri është kampioni i parë dhe i vetëm olimpik i Shqipërisë.
Në Olimpiadën e Mynihut në vitin 1972 mori medaljen e artë në peshëngritje në stilin e forcës me 127.5 kilogramë të ngitura. Ky rezultat ishte rekord olimpik për kohën dhe është akoma dhe sot në fuqi i pathyer duke qënë se stili i forcës nuk praktikohet më në peshëngritje.



