Basha thumbon kryebashkiakun Sejdini: E ka zënë hashashi në pleqëri, s’ke ça të bësh

Basha thumbon kryebashkiakun Sejdini: E ka zënë hashashi në pleqëri, s’ke ça të bësh

Nga Elbasani ku ishte në një takim me studentët kryedemokarti Lulzim Basha, ka folur para tyre lidhur me programin e Republikës së Re që ka për sistemin arsimorë.

E ndërsa po fliste për reformën qe ndermori qeveria në arsimin e lartë, Basha ka ironizuar edhe me kreun e Bashkisë së Elbasanit, Qazim Sejdini.

“Arsimi i lartë financohet nga buxheti, pra buxheti janë të ardhurat që mblidhen nga prindërit tuaj, pra e paguani njëherë. Secili paguan TVSH me ushqimet, me ujin, me shërbimet, 20% shkon tek shteti. Të gjithë paguani taksa dhe nga këto taksa mblidhet buxheti. Vetëm me TVSH mblidhen 1.6 miliard euro në vit. Lekët që kanë marrë nga taksat nuk i kanë çuar për arsimin.

Tani thonë do kalojmë në një financim të avancuar, t’ju marrin edhe njëherë lekë me tarifa të kripura. Lali fiku ka shpikur taksën e shkollës. A e ka shpik dhe Lala? E ka zënë hashashi, hashashi në pleqni s’ke ça të bësh”, tha Basha.

Kreu i PD-së më pas ka shpjeguar se politika e re në arsim, i jep avantazh institucioneve publike.

“Thelbi i politikës së re në arsim do të jetë që të parët që do të përfitojnë janë sistemi paraarsimor, shkollat dhe universitetet. Institucionet publike do të financohen, ndërsa ato private nuk do të përfitojnë si kanë përfituar. Ne do ta orientojmë universitetin nga tregu”, tha Basha.

Ai premtoi “mbështetje për universitetet publike si Universiteti i Elbasanit me financime dhe do ti japim më shumë pushtet studentëve në vendimmarrje. Do të financojmë 10 mijë stazhe pune për të sapodiplomuarit”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy