Greqi, evakuohen turistët për shkak të zjarreve

Greqi, evakuohen turistët për shkak të zjarreve

Një kamping dhe shtëpi të vendosura në brendësi të ishullit Elafonisos, në jug të Greqisë, u evakuuan për të dytën ditë radhazi për shkak të zjarrit që ka rënë në një depo aty afër, i cili dje dukej se po shuhej, por më pas rifilloi për shkak të erës së fortë. Gjithsej, 90 zjarrfikës u përpoqën të kontrollojnë zjarrin, me gjashtë aeroplanë dhe tre helikopterë.

Elafonisos, një ishull rreth 19 kilometra katrorë, i njohur për plazhet me rërë, ka një popullsi prej rreth 350 personash, por vizitohet nga mbi 3 000 turistë çdo ditë gjatë verës.
Erërat e forta dhe temperaturat e larta kanë favorizuar rënien e dhjetëra zjarreve që nisën të premten në të gjithë Greqinë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy