
Komisioni Evropian e ka shpallur të përfunduar krizën e emigratëve, duke ashpërsuar kritikat për lajmet e rreme dhe keqinformimin për këtë çështje.
Frans Timmermans, zëvendëspresidenti i parë i Komisionit Evropian, tha: “Evropa nuk është duke u përballur më me krizën e emigrantëve, me të cilën jemi përballur në vitin 2015, por ende kanë mbetur disa probleme strukturore”.
Në vitin 2018, më shumë se 116 mijë njerëz e kanë kaluar Detin Mesdhe. Ky numër është 89 për qind më i vogël sesa shifra e vitit 2015, kur kriza ishte në nivelin më të lartë. Këto të dhëna i ka publikuar agjencia për refugjatë e Kombeve të Bashkuara, UNHCR.
Përderisa tendenca nuk është e re, raporti i fundit i progresit të komisionit të mërkurën sugjeroi një qasje më të ashpër për marrëdhëniet me publikun, pasi Brukseli goditi "mitet" dhe "të pavërtetat".
Gjuha e fortë ndjek zemërimet e Brukselit dhe kryeministrit hungarez, Viktor Orban, i cili e ka kthyer emigracionin në një çështje elektorale.
Qeveria hungareze muajin e kaluar nisi një fushatë me postera, bazuar në pretendimet mashtruese për emigracionin, duke përfshirë presidentin e komisionit evropian, Jean-Claude Juncker dhe filantropin hungarez-amerikan George Soros.
Sipas Guardian, Evropa "nuk është më në krizë" përsa i përket emigracionit, ndërkohë që ka hequr edhe stereotipet demagogjike që emigrantët mbartin sëmundje ose ekonomitë e barrës.
Brukseli thotë se problemet me emigrantët nuk janë zgjidhur ende në Greqi, ku ndodhen katër mijë persona në kampin e tejmbushur në ishullin e Samos. Zyrtarët evropian kanë thënë në mënyrë jozyrtare se ky problem nuk po zgjidhet për shkak të menaxhimit të dobët të fondeve të BE-së nga Greqia.
Në kohën kur Spanja është bërë pika kryesore e hyrjes së emigrantëve në Bashkimin Evropian, ky komision ka thënë se një nga prioritetet është zbatimi i një programi për kontroll të kufirit, i cili do të realizohet në bashkëpunim me autoritetet e Marokut.
Deri më tani, shtetet bregdetare afrikane kanë hedhur poshtë përpjekjet e BE për të marrë pjesë në politikat që do t'u jepnin atyre përgjegjësi më të madhe për të përpunuar pretendimet për azil të njerëzve të shpëtuar në det.
Komisioni gjithashtu kërkoi të kundërpërgjigjet kritikave të politikave të BE-së për të penguar emigrantët e mundshëm të largohen nga vendet afrikane. BE ka krijuar një fond prej 3.9 miliardë euro për të paguar për zhvillimin ekonomik dhe projektet e menaxhimit të kufijve në 27 vende afrikane. Duke refuzuar pretendimet se këto fonde shkojnë në regjimet autoritare, BE tha se pothuajse 90% e parave kanë shkuar tek OJQ-të ose agjencitë e OKB-së.
Grupet të ndryshme kanë akuzuar BE-në se kanë mbyllur një sy ndaj vuajtjeve të emigrantëve në qendrat e paraburgimit, ku ata përballen me kërcënime të dhunës.
Sipas politikave të BE-së, njerëzit e shpëtuar në det nga anijet evropiane nuk mund të kthehen në Libi. BE trajnon rojet bregdetare të Libisë, e cila kap dhe kthen emigrantët në vendin e shkatërruar nga lufta, një praktikë e përshkruar si "çnjerëzore" nga komisioneri i lartë i OKB për të drejtat e njeriut.
Në deklaratën e tij, komisioni tha se ishte "duke punuar pa u lodhur për të evakuuar emigrantët nga Libia" dhe ndalimi i paraburgimit arbitrar ishte një prioritet. Rreth 37,000 njerëz kishin marrë ndihmë nga UNHCR dhe Organizata Ndërkombëtare për Migracionin e OKB-së për t'u larguar nga Libia dhe për t'u kthyer në vendin e tyre të origjinës.



