Gati 500 figura dhe punonjës të industrisë së filmit, duke përfshirë aktoret Kate Winslet dhe Marion Cotillard dhe regjisorët Ken Loach dhe Pedro Almodovar, kanë bërë thirrje nëpërmjet një letre të hapur për lirimin e menjëhershëm të aktores iraniane Taraneh Alidoosti, e arrestuar për mbështetjen e protestës në Iran.
Emma Thompson, Golshifteh Farahani, Kirtesn Stewart, Jeremy Irons ndër të tjera besojnë se koha e arrestimit të saj, pak para Krishtlindjeve, ishte e qëllimshme për të mbajtur të hutuar kolegët ndërkombëtarë .
Por ne nuk jemi të hutuar. Jemi të revoltuar. Taraneh u arrestua pasi dënoi në Instagram ekzekutimin e Mohsen Shekarit, protestuesit të parë të dënuar me vdekje që nga fillimi i protestave mbarëkombëtare pas vrasjes brutale të Mahsa Amini-t në shtator. Ashtu si të gjithë qytetarët e Iranit, ajo ka të drejtën e lirisë së shprehjes, lirinë e organizimit dhe lirinë nga arrestimi dhe ndalimi arbitrar. Ne solidarizojmë dhe kërkojmë lirimin e menjëhershëm të tij .



