Meçollari: Ka falsifikim të dokumenteve për bazën detare të Sarandës (VIDEO)

Meçollari: Ka falsifikim të dokumenteve për bazën detare të Sarandës (VIDEO)

Ish-komandanti i Forcës Detare, Artur Meçollari, foli në MCN Live lidhur me kallëzimet e bëra në SPAK për bazat detare të Sarandës dhe Shëngjinit.

Meçollari theksoi se përpos shklejeve ligjore ka pasur edhe falsifikim të dokumenteve për bazën detare të Sarandës.

 Ai thotë se Gjykata e Shkallës së Parë Administrative ka nxjerrë të pavlefshëm 4 urdhra, dy që i takojnë Bajram Begajt dhe dy të ministeres Olta Xhaçka.

Unë para një vit e gjysmë bëra dy padi në SPAK, një për bazën detare të Sarandës dhe Shëngjinit, për të cilën ka nisur procedimi penal. Janë thirrur një numër personash, bashkëpunëtorë të mi që kanë qenë në dijeni të çështjes. Jam liruar nga FA dhe gjyqi në Gjykatën e Shkallës së Parë Administrative ka nxjerrë të pavlefshëm 4 urdhra, që dy i takojnë Begajt dhe dy Xhaçkës. Vendimi i gjykatës së Shkallës së Parë është i pastër për rikthimin tim në FA pa bërë asnjë shkelje. I gjithë qëllimi ishte të goditesha për shkak të qëndrimit, ku unë s’isha dakord për dhënien e të gjithë bazës detare me qira, duke e lënë forcën detare pa bazë detare. Për Sarandën është Xhaçka, për Shëngjnin është Begaj. Ai sot është President, por në SPAK s’ka askush imunitet”.

I pyetur për një video të publikuar prej tij, Meçollari shpjegon:

Është kryetari i komisionit disiplinor. Filmimi është bërë pa dashje nga ministria e mbrojtjes. E mora përmes një vendimi gjyqi videon, ku ministrja thotë se e do të mbyllur sot çështjen, të lirohet sot Meçollari. Nuk e kishin problem që të mos mbrohesha, të merrnin një vendim pa u mbrojtur. Por thotë që nëse nuk e pyesim do thotë që s’kisha të drejtë mbrojtje. Janë disa shkelje të ndodhura gjatë procesit. Vendimi i Gjykatës së Shkallës së Parë është shpallje e pavlefshme e 4 akteve. Në dy rastet shkeljet janë bërë, pasi bëhet fjalë për prona për përdorim ushtarak. Autoriteti i vetëm që gëzon të drejtën t’i mbajë brenda apo jashtë, autoritetit ushtarak, është Presidenti. Nuk i është çuar çështja Presidentit. Vendimi është marrë në mënyrë arbitrare. Është përdorur një vendim që ka lidhje me pronat jashtë planit të përhapjes. Shkelja që është bërë, janë cenuar kapacitetet e Forcës Detare në Kanalin e Korfuzit dhe detit Jon. SPAK prej 1 vit e gjysmë po e heton çështjen. Ende s’ka persona në hetim nga informacionet që kam unë. Informacioni i fundit është nga VOA, në korrik. Përplasja nisi për shkak të investimit që kërkonte firma investitore. Menaxhimin e çështjes e ka bërë vetë ministrja, unë s’kam pranuar të menaxhohej. Çështja duhet të kalonte përmes Presidentit. Nëse do reduktohej sipërfaqja e bazës, duhej të prononcohej Presidenti. Ministrja u tërhoq pasi kërkohej një investim që duhet të bënte firma koncesionare. Në fund duke pretenduar që investimi ishte shumë i madh, ministrja vendosi ta jepte të gjithë bazën pa mbajtur asnjë metër katrorë për bazën detare. Ky ishte momenti i përplasjes. Sot jemi në kushtet që kontrata që është lidhur e ka nxjerrë jashtë forcën detare nga baza detare e Sarandës. Ndërkombëtarët duan të zgjidhin procedurën ligjore. Kryeministrit ia kanë thënë në zyrë këtë çështje. Edhe VOA ka qenë i qartë në investigimin që ka bërë.

Prej dy vjetësh i kam kërkuar ministres së mbrojtjes një dokument, që është propozimi që i ka bërë ministria e mbrojtjes ministrisë së financave. Këtë dokument nuk ma dhanë asnjëherë. Para tre muajsh arrita ta marr zyrtarisht, ka jo vetëm shkelje ligjore por edhe falsifikime. Ministrja e mbrojtjes nuk e shpreh qartë pozicionin e forcës detare, por thotë ‘dakordësi’. Jemi në kushtet që ka një falsifikim dokumenti, sa i takon pozicionit që shprehet për Forcën Detare. Ministrja ka shprehur opinionin e Kollçakut që s’ka lidhje me këtë çështje. Pozicioni i shefit të Shtabit të Përgjithshëm është bërë një ditë para pozicionit të Forcave Detare. Ministrja ka shkelur ligje dhe VKM, duke propozuar një opinion personal pa një studim të shtabit të përgjithshëm. Raportet e SPAK-ut me të drejtën dhe besueshmërinë, lidhen me besueshmërinë në publik, jo me besueshmërinë që mund të kem unë. Ilaçi më i mirë kundër korrupsionit është transparenca. Unë jam mundur sa kam mundësi të bëj transparente gjërat. Nuk kam lënë asnjë provë pa çuar në Prokurori. Nuk disponoj më asnjë dokument që s’e kam paraqitur në institucionet e drejtësisë.

I pyetur nëse mund t’i kthehet kjo betejë në bumerang, Meçollari tha deri më tani ka pasur disa hetime ndaj tij, por ai i ka fituar.

Hetime ndaj meje ka pasur. Ka pasur 3 hetime penale dhe një padi civile. Por kuptohet që shumicën e tyre i kanë humbur, janë duke i humbur përsëri. Kjo është një çështje që do vazhdojë në sistemin e drejtësisë. Një pjesë e padive penale janë fituar nga ana ime. Më kanë akuzuar për shpërdorim detyre në 7 gusht, për një ceremoni martesore, e parashikuar nga Kodi Detar, dhe i miratuar nga ish-shefi i Shtabit të Përgjithshëm Bardhyl Kollçaku. Më kanë bërë padi për nxjerrjes së sekretit, për bazën e Shëngjinit, për planvendosjen, që s’është dokument i klasifikuar. Ish-komandanti i Forcës Detare më kanë bërë një padi për shpifje, pasi e kam akuzuar për shpërdorim detyre, gjykata e shkallës së parë e rrëzoi. E fundit është një padi civile ku kërkohen të kthehen të gjitha dietat që kam marrë si komandant i flotës, vetëm për shkak të një firme të hedhur nga zëvendësi im, një praktikë që ka funksionuar në të gjitha institucionet. Drejtësia s’është më ajo që ka qenë para 4 vitesh”.

I pyetur në lidhje me anijen me gaz rus në Porto Romano, dhe dyshimet që qeveria mund të ketë thyer embargon ndaj Moskës, Meçollari tha se ndaj Moskës s’ka embargo. Megjithatë ai vuri në dukje se fakti që institucionet nuk po shprehen mbi çështjen të bën të dyshosh.

Ndaj Rusisë nuk ka embargo ndërkombëtare, ka embargo të vendeve të ndryshme. Vendet Europianë kanë embargo të caktuara. Është çështje besueshmërie, nga pikëpamja si e trajtojmë çështjen e Rusisë. Kemi edhe një rast të mëparshëm, që kemi thyer embargon ndaj Libisë në lidhje me transportin e naftës, ku një cisternë është shkaktuar në Porto Romano. Çështja e anijes ALKAID ka nevojë për investigim, dhe ka të bëjë më shumë me pozicionin e shtetit shqiptar ndaj gazit rus se sa ndaj një embargoje, nuk ekziston një embargo. Ka nevojë për investigim, duhet parë sjellja e anijes. Institucionet duhet të shprehen për këtë çështje, ndoshta ekziston një shkelje jo e ligjit, por e kodit moral pas sulmit në Ukrainë. Fakti që autoritetet nuk pranojnë të prononcohen është një indicje e mjaftueshme që të  të dyshosh”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy