
Gjykata Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka vendosur masat e sigurisë ‘detyrim paraqitje’ dhe ‘ndalim i ikjes jashtë vendit’ për ish ministrin e Shëndetësisë Ilir Beqaj pasi sipas gjykatës shfaq rrezikshmëri shoqërore dhe ka dyshime se ai mund t’i shmanget gjykimit dhe dënimit..
Gazetari Arsen Rusta në një komunikim për MCN live, bën të ditur se tashme meqë vendimin e GJKKO, të siguruar nga MCN tv, për veprën penale ‘shpërdorim detyre’ për të cilën Beqaj është nën akuzë, GJKKO thotë se duke pasur parasysh rrezikun e dënimit është e domosdoshme që të ketë një masë sigurie ndaj tij.
Bazuar në këtë, tashmë sipas Rustes, ka një konflikt të hapur mes GJKKO dhe SPAK për masën ndaj Ilir Beqajt, Gjykata thotë se duhej aplikuar masa ‘arrest me burg’.
Ka tashmë një vendim të anonimizuar duke deklaruar aty se ka një konflikt të hapur mes Prokurorisë së Posaçme dhe Gjykatës së Posaçme. Teksa herën e pare Prokuroria refuzoi të marrë në hetim Ilir Beqaj, ishte vendimi i gjyqtarit Bani i cili detyroi SPAK të ngrenë akuzë ndaj tij, tashmë akuza është për shpërdorim te detyrës, por nga ana tjetër në vendimin afro 200 faqesh, Gjykata thotë se për veprën penale për të cilën hetohej dhe dyshohej do duhej të ishte aplikuar masa arrest me burg.
Gjykata Kundër Korrupesionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) i ka sugjeruar Prokurorisë së Posaccmë (SPAK) që ta marrë Ilir Beqajn nën hetim jo vetëm për shpërdorim detyre por edhe për falsifikim dokumentesh.
Ndodhur në këto kushte, Gjykata vlerëson se për personin nën I.B. masa më e përshtatshme që arrin të sigurojë nevojat e procedimit penal të nisur, për të garantuar mospërsëritjen e së njëjtës vepër penale, largimin e tij, marrjen dhe vërtetësinë e provave si dhe për të garantuar ekzekutimin e dënimit me burgim që mund të caktojë gjykata e themelit në rastin konkret, për shkak të rrezikshmërisë së veçantë të veprave dhe autorit në rastin konkret, është ajo e “Arrestit në burg” parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale. Këtu duhet theksuar fakti se cilësimi juridik i faktit penal i bërë nga prokurori dhe i sjellë për vlerësim përpara gjyqtarit të hetimit paraprak, ëshë i gabuar. Për arsyet e cituara në paragrafët 169.25.4, 169.25.4.1 dhe 169.25.4.1 të këtij vendimi, Gjykata çmon se në respektim të parimit të ligjshmërisë dhe cilësimit të drejtë të faktit penale të sjellë nga prokuroria për vlerësim përpara gjyqtarit të hetimit paraprak ekziston dyshimi i arsyeshëm i bazuar në prova se personi nën hetim I.B. krahas figurës së veprës penale “Shpërdorim i detyrës” i kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 248 dhe 25 i Kodit Penal, ka konsumuar edhe elementët e figurës së veprës penale të “Falsifikimit të vulave, stampave dhe formularëve”, evidentohet në vendimin e GJKKO.
Sipas Rustes, GJKKO thotë se ndaj Beqajt është e domosdoshme që të ketë një masë sigurie.
Gjykata, vlerëson se në çështjen objekt gjykimi, duke pasur parasysh sanksionin e veprës penale dhe prirjen normale dhe natyrore të çdokujt për gëzimin e lirisë personale ka vend për të dyshuar racionalisht se, personi nën hetim I.B. ka nevojë të sigurohet, për t’i caktuar një masë sigurimi personal, për të garantuar vijimësisht prezencën e të dyshuarit në procedimin penal në ngarkim të tij, si për të siguruar normalitetin e hetimit dhe të gjykimit në çështjen në ngarkim të tij, dhe për të siguruar që ai të mos largohet, të fshihet por t’i nënshtrohet ekzekutimit (vuajtjes) së dënimit kur vendimi i dënimit të ketë marrë formë të prerë.



