Padia në Strasburg, Kume: Ahmetaj e bën për azilin politik

Padia në Strasburg, Kume: Ahmetaj e bën për azilin politik

Pak ditë më parë, ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj dhe partnerja e tij, Erjola Hoxha, kanë paditur shtetin shqiptar në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut në Strasburg. Çifti pretendon se kontrolli i ushtruar në banesën e tyre në mars të vitit 2023, ishte i paligjshëm dhe në shkelje të të drejtave themelore. Në studion e MCN Informacion, gazetari Mariglen Kume e sheh këtë padi si një hap që Ahmetaj po e bën në funksion të azilit politik që ka kërkuar. 

 

Zoti Ahmetaj ka kërkuar azil politik. Në këtë kuadër bën edhe hapat, me pretendimin se po përndiqet nga një luftë politike. Ai ka folur disa herë nga arratia politike. Në këtë kontekst kërkon që t’i jepet e drejta në gjykatat ndërkombëtare. Është një e drejtë, por nuk pres që të peshojë kandari nga ana e tij. 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy