
Janë publikuar sot notat e provimit të Matematikës së Maturës Shtetërore. Mësohet që 234 maturantë kanë marrë notën maksimale 10.
Portali studentor raporton se në total provimin e kanë bërë 29.829 maturantë, ku 1729 prej tyre kanë marrë notën 4.00, duke ngelur.
Kalueshmëria për këtë provim është 94.20% ndërsa nota mesatare është 6.88.



