
Dëshira Mena, kreu i Urdhrit të Inxhinierëve tha në studion e MCN Economy se investitorët në Palasë duhet ta sigurojnë vetë furnizimin me ujë dhe ta ndërtojnë infrastrukturën në mënyrë të pavarur pasi ata do jenë ata që do i marrin të gjithë përfitimet.
Që kur është dhënë leje për atë resort është marrë në konsideratë nevoja që ai ka. Jemi dakord që të zhvillohet ashtu siç është zhvilluar. Kur u vendose në atë zonë periferike dhe ndërtove ato vila luksoze duhet të kishe menduar dhe pjesën e furnizimit me ujë. Detin e ke afër merre ujin nga deti ngrije lart, bëj një impiant shkripëzimi.
Nëse ke para shumë, ndërto infrastrukturën tënde të pavarur, pa i rënë në qafë njeriu. Banorët e Tragjasit nuk po i bien në qafë, as nuk po thonë pse e bëri as sesi. Secili të mbrojë atë që i takon.
Zhvillimi që do të ketë ajo zonë do të jetë diçka e pavarur nga ana ekonomike e drejtpërdrejtë me zhvillimin e zonës, është biznes privat, fiton ai që ka ndërtuar biznesin. Unë në Tiranë nuk fitoj asgjë në mënyrë të drejtpërdrejtë nga ndërtimi i resortit atje.
Ai ta zhvillojë zonën, investitori që ndodhet në atë zonë me investimet dhe mundësitë e veta. Ta ndërtojë infrastrukturën në mënyrë të pavarur se dhe përfitimet do i marrë vetë.



