Aksident i trefishtë në Vorë/ Humb jetën shoferi 35-vjeçar, plagosen dy pasagjerë

Aksident i trefishtë në Vorë/ Humb jetën shoferi 35-vjeçar, plagosen dy pasagjerë

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar mëngjesin e sotëm në dalje të qytetit të Vorës, rreth orës 08:30.

Sipas njoftimit zyrtar nga Policia e Tiranës, në aksident janë përfshirë tre automjete me drejtues shtetasit B. G., F. H. dhe F. A.. Si pasojë e përplasjes, ka humbur jetën F. A., 35 vjeç, ndërsa dy pasagjerë që ndodheshin në automjetin e tij kanë mbetur të plagosur.

Të lënduarit janë transportuar me urgjencë në spital dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy