
Eshtrat e 730 hebrejve të ekzekutuar nga nazistët gjatë Luftës së Dytë Botërore janë zbuluar në qytezën Brest, në Bjellorusi.
Varreza e përbashkët është zbuluar nga punëtorët e një kompanie ndërtimi.
Nga numri i veshjeve përllogaritet se në këtë varrezë, e vendosur në afërsi të asaj që për kohën ishte getoja bjelloruse, mund të jenë varrosur të paktën 1 mijë njerëz, kryesisht gra, fëmijë dhe të moshuar.
Gazeta gjermane “Bild”, në numrin e saj të sotëm ka publikuar një shkrim të shoqëruar me foto nga vendi i gërmimeve.
Trupat e hebrejve të ekzekutuar nga regjimi i Hitlerit kanë qëndruar aty për 76 vjet me radhë, në një thellësi vetëm 1,5 metër nën tokë.



