Si hyjnë makinat e vjedhura në Shqipëri, doganieri bie pre e kameras së fshehtë

Si hyjnë makinat e vjedhura në Shqipëri, doganieri bie pre e kameras së fshehtë

Në doganën e Morinit në Kukës mund të kalosh një makinë të vjedhur pa asnjë problem. Mjafton të paguash 300 euro. Kamera e fshehtë e emisionit “STOP” solli mbrëmë rastin e një qytetari, i cili takohet me punonjësin e doganës, Lad Muja dhe ky i fundit i tregon fill e për pe, sesi mund të sjellë makina të vjedhura nga Serbia apo vende të tjera dhe për 300 euro t’i kalojë në Shqipëri, pa i hyrë gjemb në këmbë. Në video Ladi tregon, sesi u merr para edhe shoferëve të autobuzëve nga Kosova, të cilët “zgjidhin qesen”, për të mos u vonuar në doganë. Në një moment sinqeriteti, Ladi flet edhe për “karrierën” e tij prej “të burgosuri profesionist” në shumë vende të Europës dhe në Shqipëri. Doganieri tregon se bën kontrollin fizik, por bashkëpunon me kolegët në sportel. Pamjet tregojnë qytetarin që fut 300 euro në mes të dokumenteve dhe kalon doganën pa i hyrë gjemb në këmbë.

Pjesë nga biseda

Doganieri - Unë mund të kaloj kontroll vetë, kam fut letrat, mos po kaloj kontrollorë. Se unë jam kontroll fizik, unë bashkëveproj me ata, që regjistrojnë. Puna ime, tashi për tashi, jam kontroll fizik për bagazhet, mallrat kontrabandë, mallin e makinave, që janë me letra pa letra, po ma mirë, që i kam është ai sistemit më kupton? Unë 5 lekë i nxjerri pa e rrujt…,i nxjerri 5 lekë, pa e rrujt… t’u ndejt, i marrë 5 lekë, nuk kam nevojë me rreziku. Me mallra, gjana, sheqer, oriz, vaj, makarona, coca cola, redbull. Dhe vjen ai tjetri, të len 10 euro, kupton? Kalojnë autobuzat e Kosovës, hipim në autobuz. Ka karta, i ka mbaru afati, e kthen mbrapa. Me kthy dhe njëherë në Prishtinë thotë, që 5 euro. Ose është autobuzi me 54 veta, do me regjistru mos me vonu, nuk ia ndjen….10 euro vetëm me ec. Na mbarojmë atë turn dhe shko e shkojmë te shpia 100 (euro) pa u mërzit vëllai im, pa e rrujt…hic. Unë më shumë kam bërë burg, se polic o M……., në Gjermani kam qenë, Zvicër kam qenë në burg, në Belgjikë kam bërë burg.

Qytetari – Pse nuk thua ti, që e paske marrë nga halli këtë punën?

Doganieri – Po nga halli e kam marrë, e kam provu dhe këtu. Nja tre apo katër vjet I kam ba. Unë kam, që nja dy vjet këtë, kam hy me këta rilindasit e k….

Doganieri – Tashi unë do bisedoj me atë shokun dhe ti me të ndihmuar, se vjen me makina, makinën nuk don me e regjistruar, përvecse makinat e vjedhura.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy