Pogradec/ Shiste lendë narkotike në doza, arrestohet  32-vjeçari

Pogradec/ Shiste lendë narkotike në doza, arrestohet  32-vjeçari

Një 32 vjeçar ka përfunduar në pranga për shitje të lëndëve narkotike në doza.

Drupal Ad

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në vijim të veprimeve hetimore për një rast të shitjes së lëndëve narkotike në doza, të kryera në kuadër të operacionit policor të koduar “Crackman”, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, kanë ndaluar në aksin rrugor "Pogradec-Qafë Thanë", automjetin më të cilin dyshohej se qarkullonte autori i këtij rasti.

Gjatë kontrollit fizik ndaj drejtuesit të automjetit, shtetasit Florenc Banushi, dhe kontrollit në automjet, shërbimet e Policisë kanë gjetur sasi lënde të dyshuar narkotike kokainë, që dyshohet se ai e posedonte me qëllim shitjen në doza. 

Në përfundim të veprimeve u arrestua shtetasi Florenc Banushi, 32 vjeç, banues në Tiranë, si dhe u sekuestrua sasia e kokainës.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy