Tragjedia me 51 viktima, Mickoski: Një ditë e vështirë për Maqedoninë e Veriut!

Tragjedia me 51 viktima, Mickoski: Një ditë e vështirë për Maqedoninë e Veriut!

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, ka shprehur hidhërimin e tij për tragjedinë në Koçan, duke theksuar se kjo është një ditë e vështirë për vendin. Ai shprehu ngushëllime për viktimat dhe u lut për shërimin e të plagosurve, duke ofruar mbështetje për familjet e prekura.

Mickoski kërkoi veprime të menjëhershme nga institucionet përkatëse dhe siguroi se qeveria është e mobilizuar për të përballuar pasojat dhe zbardhur shkaqet e tragjedisë. Ai apeloi për bashkim dhe përgjegjësi në këto momente të vështira.

Me hidhërim të thellë mora lajmin për tragjedinë e tmerrshme në Koçan. Kjo është një ditë e vështirë dhe shumë e trishtuar për Maqedoninë! Humbja e kaq shumë jetëve të rinj është e pariparueshme, dhe dhimbja e familjeve, të dashurve dhe miqve është e pamatshme.

Në këto momente të thellë hidhërimi, mendimet tona janë me ata që kanë humbur të dashurit e tyre. Uroj që të lënduarit të shërohen sa më shpejt, dhe familjeve të të ndjerëve të kenë forcë për të përballuar këtë humbje. Populli dhe qeveria do të bëjnë gjithçka në fuqinë e tyre për të lehtësuar dhimbjen dhe për t’i ndihmuar ata në këto momente të vështira.

I bëj thirrje të gjitha institucioneve përkatëse – shërbimeve shëndetësore, policisë, autoriteteve lokale – të ndërmarrin veprime të menjëhershme për të ndihmuar të plagosurit dhe për të mbështetur familjet e prekura. Qeveria është plotësisht e mobilizuar dhe do të bëjë gjithçka që është e nevojshme për të përballuar pasojat dhe për të përcaktuar shkaqet e kësaj tragjedie.

Gjatë ditës, pas shqyrtimit të rrethanave nga institucionet kompetente, do t’i drejtohem publikut me më shumë informacion për hapat që janë ndërmarrë.

Në këto kohë të thellë hidhërimi, kur zemrat tona janë copëtuar nga dhimbja për këtë tragjedi të tmerrshme, apeloj për bashkim, bashkëpunim, humanizëm dhe përgjegjësi.

Zoti qoftë me familjet e viktimave dhe të plagosurve dhe me popullin e Maqedonisë!

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy