Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar la në fuqi masën e arrestit me burg për ish ministrin e mjedisit Lefter Koka dhe zyrtarët e lartë të Bashkisë së Tiranës, përfshirë krahun e djathtë të kryebashkiakut Veliaj, Taulant Tushës dhe Namik Simixhiun.
Gjithashtu, trupa gjykuese ka rikthyer në burg, Pëllumb Abeshin, një prej të akuzuarve lidhur me aferën e Inceneratorit të Tiranës.
Lidhur me këtë, gazetari Arsen Rusta në studion e lajmeve në MCN TV u shpreh se është nëj hetim ende i hapur dhe se emra të rinj janë Taulant Tusha dhe Namik Simixhiun. Sipas tij apeli certifikon vendimin e një gjyklate të mëparshme, ku bëri të ditur se është ndryshuar vendimi i gjkatës së parë për Abeshin.
E ka kërkuar prokuroria ndryshimin e masës dhe një ditë më parë ai ka sekuestruar disa dokumente, por është ende një hetim i hapur, palët e dyshuara në këtë proces si Lefter Koka apo Taulant Tusha ka kërkuar ndryshimin e masës së sigurisë nuk është pranuar dhe është lënë në fuqi masa e SPAK. Nuk ndikon në ecurinë e procesit, është një hetim i hapur dhe SPAK ende se ka përfunduar.
Janë tre emra të rinj Tusha, Simixhiu, po ashtu dhe shtetasja Alba Thoma i kanë provuar të gjitha kërkesat për ndryshimin e masës së sigurisë por nuk janë pranuar, ata mund ti drejtohen gjykatës së lartë për një rekurs por aty shumë pak pranohen. Apeli nuk ëhstë se jep një vendim por certifikon apo anulon vendimin e një gjykate të mëparshme.
Një prej tyre është rikthyer në burg që është Pëllumb Abeshi sepse është ndryshuar vendimi i shkallës së parë, pra nuk ka pranuar vendimin e prokurorisë. Abeshi u la në arrest shtëpie në vendimin e shkallës së parë dhe ai nuk është emër i ri ka hyrë dhe ka dalë disa herë nga qelia.
I pyetur që SPAK të premten ka qenë në zyrat e bashkisë së Tiranës mendon se janë për inceneratorin e Tiranës apo hetim i ri, Rusta tha se sa i përket kontrolleve dhe sekuestros janë bërë me kërkesë të prokurorit Dritan Prençi
Ai ndjek hetimet e inceneratorit të Tiranës dhe është pikërisht për këtë incenearator. Do të përfshihet apo jo drejtuesi i këtij institucioni SPAK e ka theksuar disa herë që hetimet janë të hapura por kanë vlerësuar deri tani se kanë ndaluar Tushën, besoj se ky nuk është fudni i hetimeve.



