
Donald Trump nuk ka rezistuar dot pa bërë pak ironi gjatë një takimi me një grup përfaqësues të amerikanëve vendas të hershëm. Trump priti në Shtëpinë e Bardhë një grup të etnisë Navajo. “Kemi një ne në Kongres që thonë se është amerikan i lindur. E quajnë Pokahontas”, tha Trump duke qeshur.
Fjala është për senatoren demokrate të Masaçusetsit, Elizabeth Warren, e cila ka deklaruar origjinën e saj nga fiset e hershme amerikane.
Ajo nuk mund të rrinte pa reaguar pas këtij episodi në Shtëpinë e Bardhë. “Është mëkat që presidenti i vendit nuk arrin të bëjë një ceremoni pritëse pa shtuar komente me sfond racor”, ka thënë ajo nëpërmjet një deklarate.
Kjo ka detyruar zëdhënësen e Shtëpisë së Bardhë të sqarojë se komenti i Trump nuk kishte qëllime raciste, por ishte ironi për “origjinën e shpikur të senatores, për përfitim politik”.



