Publikimi i videos së vajzës, Hoxha: Mund të ketë dalë nga telefoni i një personi që ndodhet në burg

Publikimi i videos së vajzës, Hoxha: Mund të ketë dalë nga telefoni i një personi që ndodhet në burg

Gazetari Artan Hoxha i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN tha se videoja e një vajze që po qarkullon ditët e fundit dhe për të cilën thuhet se ka dalë nga një telefon i sekuestruar nga SPAK, nuk ka dalë nga telefoni i Ervis Martinajt, pasi në telefonat Sky nuk mund të dërgosh video.

Sipas Hoxhës video mund të ketë dalë nga telefoni i një personi që ndodhet në burg, në telefonin e të cilit pretendohet se ka shumë foto dhe video.

“Bëhet fjalë ose u tha për materiale që kanë dalë nga një telefon që është sekuestruar nga SPAK dhe nëse është e vërtetë duhet hetuar sepse është shumë e rëndë. Nëse thyhet dhe SPAK atëherë është një problem shumë i madh. Në rastin konkret është thënë që këto video janë sekuestruar nga telefoni i Vis Martinajt, por në fakt telefoni Sky nuk e ka opsionin video, por vetëm mesazhe.

Kjo nuk ka dalë nga Sky, kjo nuk dihet nga ka dalë. Aludimi u bë që u gjet nga telefoni i një personi të krimit, para 4 muajsh u kap një person që ishte në Dubai dhe ka patur një histori në 2011 dhe është kapur sepse i ka çuar një personi një pako me kumbulla në burg. Kjo është perceptuar si një mesazh “qepe gojën” dhe ky është vënë në hetim. Ky person është në burg për këto kumbulla që ja ka çuar Erion Alibeajt, pretendohet se në telefonin e tij ka patur shumë video.

Publikimi i lajmit nuk ishte as ku është telefoni, as kujt iu nxor, asgjë. Pse është përdorur? Ajo video në vetvete nuk ka hata të madhe dhe abuzimi ishte se atje shkojnë për 100 mijë euro nata, 500 mijë euro.”

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy