
Moti do të jetë i paqëndrueshëm me vranësira mesatare deri të dendura të pasuara nga reshje shiu dhe rrebeshe në të gjithë vendin. Deri në orët e mesditës Shqipëria do të paraqitet në ndikimin e motit të kthjellët në të gjithë territorin e vendit, por pjesa e dytë e ditës dhe në vijim do të sjellë shtim të vranësirave duke rrezikuar rrebeshe shiu afat-shkurtër, më të dendura në zonat Veriore dhe Qendrore duke sjellë probleme në zona të izoluara nga shirat e rrëmbyeshëm. Parashikohet, stabilitet i atmosferës gjatë orëve të vona të mbrëmjes dhe gjatë natës. Sipas Meteoalb, temperaturat e ajrit do të ulen lehtë në mëngjes, por mbeten konstante në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 11°C deri në 31°C. Era do të fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi veriperëndimor duke krijuar ne Adriatik dhe Jon dallgëzim 1- 2 ballë.



