Mbyllet përfundimisht kryqëzimi i “Pushimit të shoferit” në aksin Lushnjë-Fier

Mbyllet përfundimisht kryqëzimi i “Pushimit të shoferit” në aksin Lushnjë-Fier

Në autostradën Lushnje - Fier, është mbyllur përgjithmonë kalimi përmes pikës së njohur me emrin ‘Pushimi i shoferit’. ARRSH ka vendosur barrierat metalike duke ndërprerë kalimin mes për mes autostradës si për automjetet ashtu edhe për këmbësorët.

Drejtuesit e automjeteve të zonave Krutje, Këmishtaj e Divjakë si edhe banorë të zonës kanë kundërshtuar këtë vendim me arsyetimin se u shtohet kosto e rrugës.

Automjetet duhet të bëjnë me detyrim kalimin në rreth rrotullimin e Kolonjës për të shkuar në fshatrat e bashkisë Lushnje, ndërsa për të shkuar në fshatrat e bashkisë Divjakë duhet të shkojnë në rreth rrotullimin e Savrës.

Drejtoria e qarkullimit rrugor në Fier informon se arsyeja e mbylljes së kësaj pike bëhet për shkak të numrit të lartë të aksidenteve me vdekje. Pas zonës së pushimit të shoferit do të mbyllet edhe pika e Vajkanit në autostradë. 

Megjithëse përgjatë autostradës janë ndërtuar 5 mbikalime hekuri përsëri kapërcimi i barrierave ndarëse bëhet nga këmbësorët edhe në rastet kur janë të ngarkuar. Mbikalimi është 5 metër larg dhe banorët nuk e përdorin duke kaluar mbi trafikndarëset. 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy