Hetimet e SPAK duket se nuk po mjaftojnë për të ndalur kompanitë e personave nën hetim apo të lidhurve me ta nga përfitimi i fondeve publike.
Sipas një shkrimi të VNA, së fundmi, Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE), institucion në varësi të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, ka përfunduar një procedurë prokurimi ku fituese është shpallur një kompani e lidhur me biznesmenin Ermal Beqiri. Biznesmeni i shpallur në kërkim nga SPAK për çështjen e tenderëve të AKSHI-t.



