Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump ndodhet në Bruksel i cili po merrë pjesë në Samitin e NATO-s.
Gjatë fjalës së tij kreu i Shtëpisë së Bardhë theksoi se ndidhet i nderuar që merr pjesë në këtë takim.
Theksin e diskutimit Trump e vuri tek financimi i NATO-s dhe te lufta kundër terrorizmit.
Sipas tij SHBA paguan financiarisht më shumë se vendet e tjera të të aleancës, prandaj edhe anëtarët e tjerë të NATO-s duhet të paguajnë pjesën e tyre.
Trump deklaroi se na duhen strategji të reja që të gjithë bashkë të mposhtim terrorizmin. Numri një I Shtëpisë së Bardhë u shprehë se duhet të mobilizojmë dhe fuqizojmë forcat tona në luftën kundër terrorizmit.
Ai u shpreh se me mbretin e Arabisë Saudite ramë dakord për të luftuar terrorizmin dhe për këtë gjë nuk do lëkundemi në përpjekjet tona për të arritur paqe dhe siguri.
Trump deklaroi se NATO duhet të bëjë më shumë për terrorizmin dhe emigracionin
"Na duhen strategji të reja që të gjithë bashkë të mposhtim terrorizmin. SHBA paguan financiarisht më shumë se vendet e tjera të NATO-s. Anëtarët e NATO-s të paguajnë pjesën e tyre. Të mobilizojmë dhe fuqizojmë forcat tona në luftën kundër terrorizmit. Nuk do lëkundemi në përpjekjet tona për të arritur paqe dhe siguri", tha Trump.
Në fillim të fjalës së tij Trump kërkoi që të mbahet një minutë heshtje për viktimat e sulmit në Manchester duke theksuiar se ai ishte një akt barbar kundër shoqërisë.



