U njihen kontributet për pesë vite, aplikimi për nënat përmes platformës e-Albania (VIDEO)

U njihen kontributet për pesë vite, aplikimi për nënat përmes platformës e-Albania (VIDEO)

Të gjitha gratë e papuna që kanë tre apo më shumë fëmijë deri në moshën 18 vjeç, do t’u njihen sigurimet shëndetësore dhe shoqërore përgjatë pesë viteve që janë kujdesur për rritjen e fëmijëve të tyre.

Ka qenë vetë kryeministri Edi Rama ai i cili nëpërmjet një statusi në rrjetet sociale këtë të hënë, ka bërë më dije se procedura e konfirmimit të viteve të kujdesit për fëmijët, si vjetërsi kontributive do të behet nëpërmjet portalit qeveritar E-Albania, me qëllim lehtësimin e procedurave të aplikimit dhe marrjen e përgjigjes në kohë reale.

Sipas të dhënave nga ministria e Shëndetësisë, për zbatimin e programit të mbështetjes së nënave me tre fëmijë është përcaktuar një fond i posaçëm prej 600 milionë lekësh për vitin e parë e cila do të bëhet nëpërmjet një skeme të kontrolluar për të gjithë subvencionimin e kontributeve shoqërore dhe shëndetësore.

Kujtojmë se kjo iniciativë ishte pjesë e formularit të këshillimit të iniciuar nga qeveria në fillim të vitit të kaluar ku 431.881 qytetarë kanë votuar pro mbështetjes së nënave me tre apo më shumë fëmijë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy