Beleri: Nëse ka diçka të paprekshme për BE është drejtësia në Shqipëri, Rama nuk ndërhyn dot

Beleri: Nëse ka diçka të paprekshme për BE është drejtësia në Shqipëri, Rama nuk ndërhyn dot

Eurodeputeti Fredi Beleri thotë se përpjekja e kryeministrit Rama për të futur duart te drejtësia nuk do të tolerohet nga BE-ja, e cila së bashku me SHBA-të kanë mbështetur fuqimisht që në krye të herës reformën në drejtësi. 

 

Institucionet e BE kanë vendosur të mos lënë njeri të fusë duart dhe të komandojë drejtësinë në Shqipëri. Tani ajo sulmohet nga të gjitha palët. Zoti Rama ushqeu një përbindësh. E përdori drejtësinë për të përndjekur opozitën, por sot që i ka vajtur në oborr po përpiqet ta çmontojë dhe ta nxjerrë si problem. Për mua problem ka qenë gjithmonë. Tani Rama ngul këmbë të mos zbatojë vendimet e Kushtetueses.

 

Nëse ka diçka të paprekshme për BE është drejtësia në Shqipëri. Nuk mund të ndërhyhet për të ndryshuar rregullat e lojës sa i përket drejtësisë. Ajo mund të ndryshohet vetëm me vota, siç edhe u miratua në fillim. 

 

Beleri shtoi se procesi i integrimit mund të frenohet. 

 

Mund të jetë edhe një vendim i shteteve kryesor e në BE që t’i vihet një fre integrimit, sepse po ecet shumë shpejt. Kjo ndërhyrje ndaj kryeministrit Rama mund të ketë të bëjë me një politikë europiane për të ndalur pak vrullin e Shqipërisë drejt anëtarësimit.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy