
Fatjon Pula, është një muzikant i talentuar, i cili që 6 vjeç mori leksione në piano duke e mësuar në mënyrë autodidakte, për të marrë pjesë më pas si i rritur në “Top Talent”.
Jeta së fundi e përballoj me humbjen e nënës së tij në moshë të re.
Për shikuesit e programit të mëngjesit “Zgjohu me MCN’, Fatjoni rrëfeu për kohën gjatë së cilës ajo po kurohej në SHBA, ai i bëri një dedikim, kompozimin e tij të parë të titulluar “Reflections”, të cilën ajo nuk e dëgjoj, por u emetua një javë pas vdekjes së saj.
Kur mami u diagnostikua me kancer, herën e parë e kaloj për t’iu rikthyer sërish në vitin 2023, këtë herë më agresiv.
Mami ka ndërruar jetë para 2 muajsh dhe dhimbja për të është shumë e rëndë. Çdo gjë që unë kam e kam nga ajo, ajo si mësues që ishte, çdoherë më shtynte për çdo gjë, të merrja pjese në kompeticione, të marrë mësime piano, të gjitha i kam nga ajo.
Kur ajo u sëmur, kisha një kompozim që e kisha nisur. Dhe gjatë kohës që ajo po kurohej në Amerikë, e pashë në video që ajo mezi ecte, dhe gjendja i ishte vështirësuar. Aty e pashë si motiv që më duhej ta përfundoja kompozimin.
Indicia ishte mami, e kam përpunuar para 2-3 muajsh dhe në mars është publikuar.
Emocionet janë të mëdha, u përkushtova që duhet ta mbaroja këtë gjë që kur të vij ajo të jetë gati.
Por ajo nuk arriti ta dëgjoj sepse gjendja e saj ishte atillë që ajo duhet të rrinte në qetësi. Kompozimi “Reflections” u publikua një javë e gjysmë pasi ajo ndërrojë jetë. Tani ajo po e dëgjon nga lart dhe unë jam shumë krenar për të.



