Ky vit ka goditur ndjeshëm edhe buxhetet e qeverisjes lokale, përveç atyre qendrore. Të dhënat e Raportit 9 mujor të përgatitur nga Projekti Financat Lokale analizojnë treguesit financiarë të pushtetit vendor, ku del se ka pasur probleme në lidhje me të ardhurat por edhe shpenzimet gjatë vitit të pandemisë. Lidhur me këtë drejtori ekzekutiv i Shoqatës së Bashkive së Shqipërisë, Agron Haxhimali, tha në studion e lajmeve në TvT, se janë 11 bashki të dëmtuara nga tërmeti në vend të cilat nuk kanë paguar taksa dhe detyrime vendore.
“Nuk janë realizuar këto të ardhura gjatë këtij viti, plus 11 bashki të dëmtuara nga tërmeti, nuk janë në gjendje të paguajnë taksa dhe detyrime vendore,
22.2 miliard lek më pak investime, çka tregon se pushteti vendor është në shërbim të vështirë”.
Haxhimali ngre shqetësimin se buxheti i ndarë nga qeveria për 61 bashkitë e vendit është i njejtë me atë të viit të kaluar dhe se vecanërisht për bashkitë të cilat janë dëmtuar nga tërmeti paraqesin vështirësi në menaxhim.
“Qeveria e miratoi buxhetin vjetor, për 61 bashkitë është 18,3 miliard lekë, i ka dhënë edhe 500 milion lekë për mbrojtjen civile.
Buxheti i vitit për bashkitë është i njejti me atë të vitit të kaluar, duke mos ndryshuar asgjë, ka bashki pas tërmetit që nuk kanë ndryshuar asgjë, dhe që kanë nevojë,
Por vetë bashkitë duhet të bëjnë një plan për të rikuperuar ekonominë e tyre si bashki të rrezikuara, të shmangin shpenzimet e tepërta, ta menaxhojnë buxhetin që u ka dhënë qevria, të rrisin investimet, të zgjerojnë bazën e tatimpaguesëve dhe të mos rrisin nivelin e taskave, janë disa “detyra të cilat duhet vet bashkitë ti menaxhojjnë më mirë e jo të presin vetëm nga qeveria”.
Lidhur me çështjen e adresave të qytetarëve, Haxhimali thotë se është e papranueshme një gjë e tillë, kur pas çdo përgatitje për zgjedhje, shteti nuk ka ende një numër të saktë për banorët e vet që do të votojnë .
“Një shtet joserioz që sdi të numroj qytetarët e vet, çdo vit debate ka qenë i njejtë, lojra turpi.
Tregohet një mungesë serioziteti insitucional dhe administrative. Sistemi i dobët, i pafuqishëm dhe vetë bashkitë duhet të kenë rol të saj, duhet ta dijnë vet me zero gabim numrin e banorëve që kanë në njësinë e vet administrative” .



