Turqia akuzon Greqinë si përgjegjëse për situatën e krijuar në kufi me emigrantët. Por, për sekretarin e përgjithshëm të NATO-s Jens Stoltenberg, kjo sfidë kërkon zgjidhje të përbashkët. Nga ana tjetër, për kancelaren gjermane Angela Merkel, qëndrimi i Turqisë është i papranueshëm.



