
Dy oficerë të policisë janë vrarë dhe njën tjetër ka mbetur i plagosur, si pasojë e një sulmi të armatosur me një person i ciili pas ngjarjes qëndron i mbyllur brenda në një shtëpi, në Karolinën e Veriut. Ai gjithashtu, vijon të qëllojë me armë ndaj oficerëve të policisë, në mënyrë që këta të fundit të mos afrohen në banesën e tij.
Rreshteri i policisë Chris Ward ka vdekur në incident, raportojnë mediat lokale. Ndërsa oficeri Logan Fox gjithashtu u lëndua gjatë kaosit në skenën e ngjarjes në Boone në Karolinën e Veriut dhe ka humbur jetën në spital. Sherifi Hagaman tha se autoritetet kanë gjetur në shtëpi gjithashtu të vdekur nënën dhe njerkun e të dyshuarit
Situata nisi prej orës lokale 10:00 të mëngjesit kur sherifi shkoi në zonë për të bërë një kontroll sigurie pas njoftimeve se i zoti i shtepisë nuk i përgjigjej telefonatave të të afërmve. Oficerët kishin hyrë në rezidencë por ishin pritur menjëherë me të shtëna nga sulmuesi.
“Është një situatë shumë tragjike. Mendimet e lutjet tona janë me të gjithë ata të përfshirë, familjet e tyre dhe komunitetin”, thanë autoritetet, duke shtuar se shtëpia është tashmë e rrethuar dhe rezidentët fqinjë janë evakuar.



